Adresa
7301 Pogradec
Shqipëri
Na telefononi
+355 67 7337 124
info@pune-ne-gjermani.eu
Na ndiqni
Si rregull ka dy lloje ndërmjetësimesh: ndërmjetësim për punë dhe ndërmjetësim për punonjës. Në rastin e parë, është një person punëkërkues që kërkon ndihmën e një ndërmjetësuesi për të gjetur punë, dhe në këtë rast ky person paguan edhe kostot e shërbimit. Në rastin e dytë, atë të ndërmjetësimit për punonjës, janë punëdhënësit që angazhojnë një ndërmjetësues për të gjetur punonjës, dhe për këtë arsye kostot e shërbimit të ndërmjetësimit mbulohen nga punëdhënësi.
GO WEST Recruitment ofron të dyja llojet e ndërmjetësimeve, por kryesisht ne jemi të fokusuar tek ndërmjetësimi për punonjës. Aktualisht tregu i punës në Gjermani, por edhe në Austri apo Zvicër ka një kërkesë të madhe për punonjës, por një ofertë të vogël fuqie punëtore të kualifikuar dhe me kualifikim të ulët. Për këtë arsye punëdhënësit konkurrojnë për punonjës.
Pasi ne marrim kërkesat e punëdhënësve për punonjës, i publikojmë këto kërkesa dhe profile punë të kërkuara në faqen tonë të internetit, në mediat sociale dhe nëpërmjet buletinit (Newsletter) tonë, dhe fillojmë të rekrutojmë punonjës të mundshëm.
Aplikimet e marra shqyrtohen paraprakisht nga ne dhe më pas aplikuesit që i përshtaten profilit të punës së kërkuar i dërgohen punëdhënësit që vendos përfundimisht për punësimin e aplikuesit apo jo.
I gjithë ky proçes dhe shërbim i ofruar nuk i kushton aplikuesit asnjë lek. Kostot e shërbimit mbulohen nga punëdhënësi.
Nëse keni më shumë pyetje në lidhje me proçesin e ndërmjetësimit mos hezitoni të na kontaktoni nëpërmjet formularit të kontaktit apo direkt nëpërmjet emailit tonë.