Adresa
7301 Pogradec
Shqipëri
Na telefononi
+355 67 7337 124
info@pune-ne-gjermani.eu
Na ndiqni
Po kërkoni për një mundësi punësimi në Gjermani? Për nje vend pune që i përshtatet profilit dhe aftësive tuaja? Atëherë platforma jonë është vendi i duhur për këtë gjë.
Ju mund të aplikoni direkt për një nga vendet e punës që janë listuar në faqen tonë të internetit (https://www.pune-ne-gjermani.eu/vende-pune). Në këtë rast në formularin e aplikimit zgjidhni vendin konkret të punës për të cilin po aplikoni, dhe plotësoni të dhënat e tjera të kërkuara.
Por ju mund të plotësoni formularin e aplikimit të fund të faqes së mësipërme dhe të regjistroheni në platformën tonë edhe kur aplikoni për një vend pune që nuk është listuar në platformën tonë. Në këtë rast mund të shënoni llojin apo vendin e punës në të cilin dëshironi të punësoheni.
Regjistrimi në platformën tonë ka si avantazh faktin që sa herë që publikohen vende të reja konkrete pune, ne informojnë të parët personat që janë regjistruar nëpërmjet plaftformës tonë, për t’iu dhënë këtyre të fundit mundësinë për të aplikuar për vendin e punës, para se ta publikojmë informacionin edhe nëpërmjet platformave të tjera.
Për të rritur shanset për një ndërmjetësim të sukesshëm, është shumë e rëndësishme që aplikimi të përmbajë të gjitha të dhënat e kërkuara në formularin e aplikimit, por edhe të dhëna shtesë që plotësojnë profilin e aplikuesit, si psh. informacione mbi përvojat konkrete të punës në profesione apo zanate të ndryshme, informacione mbi kualifikfime specifike të kandidatit, apo edhe informacione mbi të drejtën e qëndrimit apo lejën e punës për personat që ndodhen tashmë në Gjermani.
Gjithashtu, një jetëshkrim (CV) profesional dhe i plotë, si dhe diploma apo çertifikata të ndryshme që vërtetojnë kualifikimin profesional të kandidatit janë shumë të rëndësishme për të krijuar një profil të plotë të kandidatit. Këtu mund të gjeni formate tip të gatshme për përgatitur një jetëshkrim profesional dhe dokumentat e tjera shoqërueses të jetëshkrimit.
GO WEST Recruitment ju ofron të gjithë të interesuarve nga datat 15 shkurt – 15 mars 2023 shërbimin e kontrollit të jetëshkrimit (CV-Check) pa pagesë. Ju mund të dërgoni jetëshkrimin tuaj në adresën info@pune-ne-gjermani.eu dhe brenda një jave do të merrni përgjigjen tonë me komentet dhe sugjerime për të patur një jetëshkrim sa më profesional.
Foto von Marten Newhall auf Unsplash.