Adresa
7301 Pogradec
Shqipëri
Na telefononi
+355 67 7337 124
info@pune-ne-gjermani.eu
Na ndiqni
Ndryshimet në ligjin për emigracionin e punonjësve të kualifikuar që po diskutohen aktualisht në Parlamentin gjerman, dhe që parashikojnë disa lehtësira në lidhje me procedurat e emigrimit për personat që vijnë jo nga vendet e BE, rrisin njëkohësisht edhe kërkesat mbi njohuritë e gjuhës gjermane.
Disa nga lehtësirat që po diskutohen përfshijnë njohjen e lehtësuar në Gjermani të kualifikimeve profesionale të kryera në vendin e origjinës, apo mundësimin e aksesit në tregun gjerman të punës edhe personat që nuk kanë një kualifikim formal, por kanë përvojë të konsiderueshme punë në një profesion të caktuar.
Gjithashtu parashikohen lehtësira për marrjen e vizës për të kërkuar punë për personat që kanë një kualifikim universitar, kanë përvojnë punë apo kanë njohuri të mira të gjuhës gjermane. Edhe për personat që kërkojnë të kryejnë një kualifikim formal profesional në Gjermani (kohëzgjatje 3 vjeçare) parashikohen lehtësira por kriteri i gjuhës gjermane në nivelin B1 mbetet.
Për të ndihmuar personat të cilat dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani për të tejkaluar barrierën e gjuhës, GO WEST Recruitment ofron kurs online të gjuhës gjermane duke filluar nga nivelet fillestare A1 dhe A2. Këto kurse janë të fokusuara më tepër tek aftësitë e komunikimit dhe të të shprehurit si aftësitë më të nevojshme për një punësim të sukseshëm në Gjermani.
Informacione mbi kursin:
· Fillimi: prej datës 1 maj, dhe ofrohen 3 herë në javë, në mbrëmje dhe fundjavë,
· Gjithsej deri në 60 mësimore
· Instruktorë gjermanë dhe shqiptarë
· Numër i kufizuar pjesëmarrësish, 6 – 8 për kurs
· Kurs opsional: 15 orë mësimore intensive mbi termat teknikë që përdoren në degë të ndryshme të industrisë si hoteleri, gastronomi, tregti, etj.
· Çertifikatë pjesëmarrjeje për nivelin përkatës nga një institut gjuhe në Gjermani
Regjistrimin për kursin si dhe çdo pyetje mbi kursin mund t’i drejtoni në adresën e emailit: info@pune-ne-gjermani.eu.