Adresa

7301 Pogradec

Shqipëri

Na telefononi

+355 67 7337 124

info@pune-ne-gjermani.eu

Na ndiqni

Pyetjet më të shpeshta

Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta në lidhje më rekrutimin dhe punësimin në Gjermani.

  • Sa më kushton gjetja e një vendi pune?

    Për aplikuesin / kandidatin gjetja e vendit të punës nga ne nuk kushton asgjë. Kostot për këtë shërbim mbulohen nga punëdhënësi. Aplikuesi duhet të mbulojë vetëm shpenzimet për përgatitjen e dokumentave për marrjen e vizës, si dhe shpenzimet e udhëtimit për në Gjermani. Ndonjëherë madje edhe këto shpenzime mbulohen pjesërisht nga punëdhënësi, por ky është vendim personal i punëdhënësit. 

  • Çfarë pozicione pune ka?

    Vendet e lira të punës mund t’i gjeni në faqen tonë të internetit. Klikoni këtu për më shumë informacion. 

  • A duhet të kem njohuri të gjuhës gjermane? Nëse po, çfarë niveli?

    Në disa profesione është i zakonshëm komunikimi në anglisht. Megjithatë, në varësi të kërkesave të vendit të punës dhe të punëdhënësit, mund të kërkohen njohuri të gjuhës gjermane. Këto njohuri janë të nevojshme për të komunikuar me punëdhënësin. Niveli A2 i gjuhës është shpeshherë i nevojshëm. Këtë nivel mund ta arrini shpejt duke ndjekur një kurs të gjuhës gjermane edhe në vendin tuaj para se të mbërrini në Gjermani. 

  • A duhet të kem përvojë të mëparshme pune?

    Përgjithësisht është gjithmonë mirë kur dikush ka përvojë pune. Megjithatë për pjesën më të madhe të vendeve të punës nuk kërkohet ndonjë përvojë e mëparshme pune. Më e rëndësishme është gatishmëria dhe vullneti i punëmarrësit për mësuar aftësi të reja dhe për të realizuar detyra të ndryshme. 

  • Ku ndodhen vendet e lira të punës?

    Në punojmë me punëdhënës të ndryshëm në Gjermani dhe në vendet e tjera gjermanishtfolëse (si Austria apo Zvicra). Vendndodhja e vendit të punës është e ndryshme, në varësi të vendndodhjes së punëdhënësit. Para se punëmarrësi të nënshkruajë kontratën e punës, ai informohet paraprakisht në lidhje me vendndodhjen e punës. Sigurisht, që ju mund të na komunikoni preferencën tuaj për vendndodhjen e vendit të punës. Ne do të përpiqemi t’i marrim në konsideratë këto preferenca. 

  • Sa është kohëzgjatja e kontratës?

    Kohëzgjatja varet nga pozicioni i punës si dhe nga punëdhënësi. Disa punë janë sezonale, me një kohëzgjatje 3 – 4 muaj, ndërsa punë të tjera janë për projekte më afatgjata. 

  • Është puna me kohë të plotë apo të pjesshme?

    Kjo varet nga vendi i punës. Çdo njoftim për vende të lira punë përmban edhe informacion nëse puna është me kohë të plotë apo të pjesshme. 

  • Kush janë punëdhënësit?

    Zakonisht, punëdhënësit janë sipërmarrje të ndryshme gjermane apo ndërkombëtare që operojnë në Gjermani apo në vendet gjermanishtfolëse.

  • Ku mund të gjej informacion mbi punëdhënësin?

    Këto informacione mund t’i merrni nëpërmjet nesh. Sigurisht, që informacione mbi punëdhënësin mund të merrni edhe nëpërmjet internetit (faqe interneti, media sociale, etj.) përsa kohë që këto informacione janë të disponueshme në këtë formë.

  • Sa është kohëzgjatja e kontratës?

    Kohëzgjatja varet nga pozicioni i punës si dhe nga punëdhënësi. Disa punë janë sezonale, me një kohëzgjatje 3 – 4 muaj, ndërsa punë të tjera janë për projekte më afatgjata. 

  • Është puna me kohë të plotë apo të pjesshme?

    Kjo varet nga vendi i punës. Çdo njoftim për vende të lira punë përmban edhe informacion nëse puna është me kohë të plotë apo të pjesshme. 

  • Sa është paga?

    Aktualisht në Gjermani, paga minimale bruto për një punë me kohë të plotë (40 orë / javë) është jo më pak se 2.079 € / muaj, ose 12 € / orë. Pagesa për orë pune shtesë, pagesa për pushime vjetore apo pagesa për Krishtilindje, si dhe shtesa të tjera mbi pagë mund t’i shtohen pagës së mësipërme bazë. 

  • Sa ështa paga neto, pasi hiqen siguracionet dhe taksat nga paga bruto?

    Kjo varet nga statusi/klasifikimi tatimor i çdo punëdhënësi. Në varësi të këtij klasifikimi tatimor, paga mujore neto mund të variojë midis 1.300 – 1.650 € në muaj. Gjithashtu, nëse punëdhënësi ofron akomodim dhe ushqim, pagesa për këto të fundit mbahet gjithashtu nga paga.

  • Ku mund të akomodohem / strehohem kur të mbërrij në Gjermani? Kush mund të më ndihmojë?

    Disa punëdhënës kanë tashmë përvojë me këtë çështje dhe mund të ofrojnë ndihmën e nevojshme. Shpeshherë punëdhënësit ofrojnë akomodim për punonjësit në ambjetet e tyre apo në ambjente të tjera. Gjithashtu, shpeshherë punëdhënësit ofrojnë pjesërisht ose tërësisht edhe ushqimin për punonjësit e tyre. 

  • Sa të larta janë kostot e akomodimit në Gjermani?

    Kostot e akomodimit varen nga madhësia dhe vendndodhja e akomodimit. Një dhomë në një apartament me banjë dhe kuzhinë të përbashkët me disa persona të tjerë mund të kushtojë rreth 300 €/muaj. Nëse punëdhënësi vendos akomodim në dispozicion të punëmarrësit, atëherë punëmarrësi paguan normalisht një pagesë më të ulët, duke e bërë akomodimin në këtë mënyrë më të lirë. 

  • Si mund të aplikoj?

    Vendet e lira të punës publikohen në faqen e internetit. Ti mund të aplikosh direkt nëpërmjet kësaj faqeje. Për ta bërë proçesin më të lehtë kliko këtu dhe apliko duke regjistruar të dhënat e tua.

  • Çfarë hapash përmban aplikimi?

    Pas dorëzimit të aplikimit, ne kontaktojmë aplikantin për të bërë intervistën e parë. Kjo intervistë bëhet nëpërmjet internetit. Më pas, zhvillohet një intervistë personale në Shqipëri, dhe në fund një intervistë përfundimtare me punëdhënësin. Ky i fundit vendos për punësimin ose jo të aplikantit. 

    Sapo punëdhënsi vendos për një aplikant, ne kontaktojmë menjëherë me aplikantin për të bërë gati dokumentat për marrjen e vizës së punës në ambasadën gjermane. 

  • Çfarë dokumentash duhet të dorëzoj?

    Dokumenti i përshkrimit të vendit të punës përmban edhe informacione në lidhje dokumentat që duhet të dorëzohen për të plotësuar aplikimin. Këtu mund të gjeni informacione në lidhje me vendet e lira të punës

  • Në çfarë gjuhe duhet të jenë dokumentat?

    Dokumentat e aplikimit mund të dorëzohen në gjuhën shqipe. Nëse kërkohet nga punëdhënesi, mund të jetë e nevojshme që dokumentat të përkthehen në gjuhën gjermane. Në këtë rast ne do t’ju dërgojmë informacione të mëtejshme. 

  • A kam nevojë për një vizë pune për të punuar në Gjermani? Nëse po, si mund ta marr?

    Nëse dëshironi të punoni në Gjermani në mënyrë të rregullt, atëherë do t’ju duhet një vizë apo leje pune. Për këtë duhet të aplikoni në ambasadën gjermane në vendin tuaj. Në ju ndihmojmë me kënaqësi gjatë të gjithë këtij proçesi, jo vetëm me informacione por edhe konkretisht. 

  • A mund ta ndryshoj punëdhënësin kur nuk më pëlqen puna?

    Leja e qëndrimit dhe ajo e punës në Gjermani është e lidhur me punëdhënësin specifik që ka ofruar kontratën e punës. Kjo do të thotë që ju merrni lejën e qëndrimit për të punuar për një punëdhënës të caktuar. Nëse ju dëshironi të ndryshoni punëdhënësin, atëherë duhet të merrni përsipër vetë ndryshimin dhe përshtatjen e lejës së qëndrimit. Kjo gjë kërkon kohë dhe ju duhet të gjeni vetë një punëdhënës të ri. 

    Megjithatë, ne përpiqemi të gjejmë punëmarrësit që i përshtaten sa më mirë punëdhënësve në mënyrë që të dyja palët të jenë të kënaqura. Nëse ndodh që punëmarrësi dhe punëdhënësin mund të hasin në probleme, atëherë ne jemi të gatshëm për të ndihmuar. 

  • Në çfarë mënyre do ta marr pagën?

    Paga transferohet në llogarinë personale bankare në Gjermani. Në varësi të punëdhënësit, ndonjëherë nuk është e nevojshme të hapet llogari bankare në Gjermani, dhe paga mund të transferohet në një llogari ekzistuese bankare në vendin e origjinës të punëmarrësit. 

  • Kush do më ndihmojë të hap një llogari bankare në Gjermani?

    Kur ju të mbërrini në Gjermani, ne ose punëdhënësi do t’ju ndihmojmë të hapni një llogari bankare atje. Për disa banka është madje e mundur hapja e llogarisë bankare nëpërmjet internetit. 

  • Sa kushton hapja e një llogarie bankare në Gjermani?

    Kjo gjë varet nga lloji i llogarisë bankare si dhe nga vetë banka. Një llogari e thjeshtë rrjedhëse kushton në Gjermani rreth 5 €/muaj. Megjithatë, shpeshherë llogaritë, në të cilat paguhet paga e rregullt mujore janë falas. 

  • Sa taksa duhet të paguaj në Gjermani dhe kush i paguan ato?

    Shuma e taksave që paguhen mbi pagën varet nga statusi personal (psh. gjendja civile e martuar apo jo) si dhe statusi tatimor (klasa tatimore në Gjermani) i punëmarrësit. Në Gjermani, ashtu si edhe në mjaft vende të tjera, taksat mbi pagën bruto paguhen nga punëmarrësit dhe punëdhënësit. 

  • Jam i siguruar (nga ana shëndetësore dhe shoqërore) në Gjermani?

    Kur dikush është rregullisht i punësuar në Gjermani, atëherë ky person është i siguruar nga ana shëndetësore dhe shoqërore. 

  • Çfarë ndodh nëse sëmurem kur jam në Gjermani? Kush i paguan kostot?

    Nëse dikush është i siguruar në Gjermani, atëherë siguracioni shëndetësor merr përsipër kostot për trajtimin mjekësor apo për qëndrimin në spital. Vetëm në disa raste të veçanta, pacientit do t’i duhet të paguajë një pjesë shumë të vogël të shpenzimeve. 

    Edhe çmimi i ilaçeve të nevojshme subvencionohet nga siguracioni shëndetësor. Në këtë mënyrë, pacienti paguan një pjesë të vogël të çmimit. 

  • Si mund të udhëtoj për në Gjermani?

    Mënyra më e thjeshtë dhe më e lirë është udhëtimi me autobus për në Gjermani. Gjithashtu, ekzistojnë edhe fluturime për në Gjermani. Ndonjëherë mund të jetë e mundur që të organizojmë një autobus të posaçëm vetëm me punëmarrësit, psh. gjatë fillimit të punëve sezonale. 

  • Sa kushton udhëtimi për në Gjermani?

    Ne rekomandojmë udhëtimin me autobus, për shkak të kostove të ulta. Një biletë autobuzi kushton midis 50 dhe 70 €. 

  • Duhet t’i paguaj vetë shpenzimet për akomodim apo do marr ndihmë nga punëdhënësi?

    Normalisht, shpenzimet për akomodim mbulohen nga vetë punëmarrësi. Mëgjithatë, ndonjëherë punëdhënësit mund të marrin përsipër një pjesë të këtyre shpenzimeve. Për këtë vendos vetë punëdhënësi.

  • Si mund të shkoj tek punëdhënësi? Kush do më shoqërojë?

    Kur ju të mbërrini në Gjermani, nëse është e nevojshme, ne ju shoqërojmë tek punëdhënësi dhe ju prezantojmë atje. Më pas është punëdhënësi personi juaj i parë i kontaktit. Megjithatë, ju ose punëdhënësi mund të na kontaktoni në çdo kohë nëse mund t’ju duhet ndihma jonë për çështje të caktuara. 

  • Çfarë dokumentash më duhen për të marrë vizën e punës?

    Listën e dokumentave që kërkohen mund ta gjeni në faqen e internetit të ambasadës gjermane. Këtu mund të gjeni dokumentat e publikuara nga ambasada gjermane në Shqipëri.

  • Sa kushton marrja e vizës dhe kush i paguan shpenzimet për të?

    Kostot për marrjen e vizës caktohen nga ambasada gjermane. Këto shpenzime mbulohen vetë nga aplikuesi. 

  • Sa kohë duhet për të marrë vizën e punës?

    Kjo gjë varet nga proçedurat e ambasadës gjermane. Ne nuk mund ta influencojmë apo përshpejtomë proçesin, por ne mund t’ju ndihmojmë që dokumentat tuaja të jenë gati dhe të plota për të marrë vizën sa më shpejt. 

Ende pyetje? Na kontaktoni:

Share by: