Adresa
7301 Pogradec
Shqipëri
Na telefononi
+355 67 7337 124
info@pune-ne-gjermani.eu
Na ndiqni
Kjo është një pyetje legjitime që i intereson çdo personi që dëshiron të përdorë shërbimet e ndërmjetësimit për punë. Këto kosto, të cilat në varësi të shërbimit të ofruar dhe të hapave të ndërmarrë nga ndërmjetësuesi për të gjetur një vend të përshtashëm pune, mund të shkojnë nga disa qindra deri në disa mijëra euro.
Normalisht, kur një punëdhënës angazhon një firmë ndërmjetësuese për të gjetur punonjës, atëherë të gjitha kostot e shërbimit të ndërmjetësimit mbulohen nga punëdhënësi. Kjo parashikohet edhe në legjislacionin shqiptar të punës. Punëmarrësi si rregull nuk duhet të paguajë asnjë kosto për shërbimin e ndërmjetësimit.
Këtë rregull ndjekim edhe ne tek GO WEST Recruitment. Kostot e shërbimit të ndërmjetësimit mbulohen direkt nga punëdhënësi, dhe kjo vetëm në rastin e një ndërmjetësimi të suksesshëm nga ana jonë. Punëmarrësi mbulon si rregull vetëm kostot për marrjen e vizës apo lejes së punës në Ambasadën përkatëse, si dhe kostot e udhëtimit për në vendin e punës. Megjithëse për këto fundit punëdhënësit shpeshherë janë të gatshëm të mbulojnë një pjesë të tyre.
GO WEST Recruitment
ofron informacion dhe këshillim të plotë në lidhje me çështjen e kostove për shërbimet e ndërmjetësimit. Vizitoni faqen tonë në internet
ose na kontaktoni direkt nëpërmjet emailit
apo formularit tonë të kontaktit.