Adresa
7301 Pogradec
Shqipëri
Na telefononi
+355 67 7337 124
info@pune-ne-gjermani.eu
Na ndiqni
Gjermania përveç se është sot fuqia më e madhe ekonomike e Evropës, është edhe një nga vendet që tërheq më shumë punonjës të kualifikuar për shkak të kushteve të mira të punës dhe avantazheve të tjera që ofron për punëmarrësit.
Sot tregu i punës në Gjermani është një treg i dominuar nga punëmarrësit dhe jo nga punëdhënësit. Kjo do të thotë që kërkesa për punonjës të kualifikuar është kaq e lartë, sa punëmarrësit janë në gjendje të zgjedhin punëdhënësin, dhe jo e anasjellta.
Gjermani ka aktualisht nevojë për mbi 400.000 punonjës të kualifikuar neto në vit në mënyrë që ekonomia të vazhdojë të jetë produktive dhe konkurruese. Këtu nuk përfshihen kërkesat e bizneseve gjermane për persona të cilët ndjekin një formim profesional.
Për këtë arsye tani është koha më e mirë për t’i hedhur sytë në tregun gjerman të punës për të siguruar një punësim të ligjshëm apo një kontratë për formim profesional.
GO WEST Recruitment së bashku me partnerin gjerman WIFI Personalvermittlung GmbH i.G. ju jep mbështetjen e nevojshme duke ndërmjetësuar për punë apo formim profesional në Gjermani. Na kontaktoni direkt ose dërgoni aplikimin tuaj për punë këtu.