Tre arsye për të na besuar ne ndërmjetësimin për punë apo kualifikim profesional në Gjermani

Zero kosto për punëmarrësit

Akomodim i siguruar

Mbështetje e plotë
Ne ju mbështesim me informacion dhe ndihmë konkrete gjatë të gjithë proçesit nga aplikimi deri në mbërritjen në Gjermani. Edhe më pas ne jemi aty për të ndihmuar për çdo problem të mundshëm në marrëdhënien me punëdhënësin apo firmën trajnuese.
Sektorët aktualë të punësimit
Ndaje këtë informacion

Kualifikim profesional
Interes për të kryer për të mësuar një profesion apo zanat në Gjermani? Ide e shkëlqyer! Gjermania ka një reputacion të jashtëzakonshëm përsa i përket cilësisë së kualifikimeve profesionale.
Tregut gjerman të punës i mungojnë çdo vit me dhjetëra mijë fuqi punëtore me kualifikim profesional për zanate të ndryshme.
Kualifikimi zgjat 2 deri në 3 vjet, është i paguar dhe shoqërohet me bonuse shtesë në varësi të punëdhënësit pranë të cilit kryhet kualifikimi.
Gjithashtu kualifikime apo përvoja të mëparshme profesionale mund të njihen në Gjermani. Në këtë mënyrë mund të shkurtohet edhe koha totale e kualifikimit profesional në Gjermani.
Informacion aktual & i përditësuar
Informacione mbi vende të lira pune apo kualifikimi profesional në Gjermani në fusha të ndryshme biznesi.
Rrjeti ynë i gjerë i punëmarrësve në Gjermani mundëson pozicione të ndryshme pune në bazë të kualifikimit dhe përvojës profesionale të punëmarrësve potencialë apo kualifikimi profesional sipas preferencave të të interesuarve.

03
Pyetje - Përgjigje
Merrni përgjigje këtu për pyetjet tuaja më të rëndesishme

Kostot e shërbimit?
Për aplikuesin / kandidatin gjetja e vendit të punës nga ne nuk kushton asgjë . Kostot për këtë shërbim mbulohen nga punëdhënësi.

Çfarë punësh ofrohen?
Vendet e lira të punës mund t’i gjeni në faqen tonë të internetit. Klikoni
këtu për më shumë informacion. Megjithatë ju mund të dërgoni në çdo kohë një
aplikim për punë.

Duhet gjuha gjermane?
GJuha nuk është gjithmonë parakusht. Por shpeshherë kërkohen njohuri gjuhe gjermane të nivelit A2. Ne raste kualifikimi profesional, kërkohet nivel B2.
